Sport
Talenti shqiptar refuzon Kosovën dhe Shqipërinë, i bashkohet Zvicrës
Reklamë e Sponsorizuar
Sulmuesi me origjinë shqiptare që luan për Bristol Cityn, Lorent Tolaj, ka marrë vendimin përfundimtar për karrierën e tij ndërkombëtare, duke vendosur të përfaqësojë kombëtaren e Zvicrës dhe duke lënë pas dore opsionet e tjera për të veshur fanellën e Kosovës apo të Shqipërisë.
Për sfidat e radhës dhe të fundit të këtij muaji në kuadër të Ligës së Kombeve, selektori i Zvicrës, Murat Yakin, ka zyrtarizuar listën me 28 futbollistët e ftuar.
Në këtë grumbullim spikat rikthimi i Granit Xhakës në rolin e liderit pas periudhës së suspendimit, ndërsa vihet re edhe rikthimi i vihet re i vihet re i vihet re i vihet re i vihet re i vihet re i emrave të tjerë të rëndësishëm si Breel Embolo, Miro Muheim, Ruben Vargas dhe Denis Zakaria, të cilët munguan në grumbullimin e kaluar për arsye të ndryshme.
Sa i përket Xhakës, trajneri Yakin ka thyer heshtjen lidhur me rikthimin e tij, duke deklaruar: "Graniti është lideri ynë, kërkoi falje".
Përfaqësuesja helvetike, e cila do të mbyllë ndeshjet e këtij viti në Ligën e Kombeve me takimet kundër Sllovenisë dhe Skocisë, ka bërë publike krahas listës kryesore edhe listën e lojtarëve rezervë.
Surpriza më e madhe në këtë listë rezervë është pikërisht përfshirja e 25-vjeçarit Lorent Tolaj, i cili po shkëlqen në Championship me fanellën e Bristol Cityt.
Edhe pse u lakua gjatë si objektiv konkret i Përfaqësueses së Kosovës dhe Kombëtares së Shqipërisë, përfshirja e Tolajt nga shtabi teknik zviceran duket se i ka dhënë fund dilemave rreth së ardhmes së tij kombëtare.
Vlen të theksohet se në listën rezervë të Zvicrës figurojnë edhe futbollistë të tjerë me prejardhje shqiptare, si Uran Bislimi dhe Kastriot Imeri.
Në të kaluarën, Tolaj ka qenë pjesë e rregullt e grupmoshave të reja të Zvicrës, duke filluar nga U17, U18 deri te U19, ku ka regjistruar gjithsej 11 paraqitje dhe ka shënuar po aq gola.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: