Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Kurti: Hendeku tregtar mbetet pengesa kryesore për ekonominë vendase

Redaksia Lajmetereja • 06-11-2026 11:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kurti: Hendeku tregtar mbetet pengesa kryesore për ekonominë vendase
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vënë në dukje se deficiti tregtar vazhdon të paraqet një ndër sfidat më të mëdha për zhvillimin ekonomik të vendit. Këto deklarata kreu i ekzekutivit i bëri gjatë ceremonisë zyrtare të nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunim që ka për qëllim themelimin e Eko-Parqeve Industriale anembanë vendit. “Përkundër rritjes ekonomike që kemi shënuar na duhet të pranojmë që deficiti tregtar mbetet një nga sfidat kryesore të ekonomisë sonë. Gjatë vitit 2025 Kosova importi mallra në vlerë prej shtatë miliardë eurosh, ndërsa eksportoi rreth një miliardë euro. Edhe në vitin 2026 pavarësisht rritjes së eksportit hendeku tregtar po vazhdon të jetë i madh”, theksoi ai. Sipas shefit të qeverisë, fokusi parësor i platformës qeverisëse i është kushtuar fuqizimit të ekonomisë qarkore dhe asaj me karakter konkurrues. “Shtylla e parë e programit tonë qeverisës i kushtohet ekonomisë qarkore dhe konkurruese. Prandaj nisa e projektit për zhvillimin e parqeve eko-industriale është në linnë të plotë me orientimin tonë strategjik dhe lidhet drejtëpërdrejtë me mënyrën se si do të zhvillohet industria dhe ekonomia e Republikës sonë në vitet në vijim”, u shpreh ndër të tjera Kurti. Më tej, ai shtoi se treguesit ekonomikë të vendit kanë shfaqur një ecuri pozitive gjatë periudhës së fundit, teksa shprehu synimin që pjesa dërrmuese e produkteve që aktualisht importohen, të prodhohen brenda kufijve të Kosovës. “Gjatë viteve të fundit ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje të ndjeshme. Bruto produkti vendor është rritur përafërsisht e mesatarisht me nga një miliarde euro në vit, ndërkohë që më herët nevojiteshin tri vjet për një rritje të tillë. Në të njëjtën periudhë gjatë këtyre pesë viteve të fundit mbi 85 mijë vende të reja të punës janë krijuar. Eksportet e shërbimeve gati janë trefishuar ndërkaq investimet e huaja direkte kanë kaluar për herë të parë vlerën prej një miliardë eurosh. E, ne duam që sa më shumë mallra që sot i blejmë nga jashtë të prodhohen në Kosovë. Prandaj, parqet industriale i shohim si një nga mekanizmat që mund të ndihmojnë në arritjen e këtj qëllimi. Ato u ofrojnë bizneseve vendore hapësirën dhe infratsurkturën e nevojshme për t’i zgjeruar kapacitetet prodhuese. Ndërsa, krijojnë kushte më tërheqëse për investitorët e huaj që dëshirojnë të zhvendosin një pjesë të veprimtarisë së tyre prodhuese në vendin tone”, përfundoi Kurti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar