Kronikë
Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës
Reklamë e Sponsorizuar
Pritjes së gjatë për pjesëtarët e rinj të forcës rendore po i vjen fundi. Gjenerata e 63-të e Policisë së Kosovës do të kurorëzojë sot suksesin e saj përmes një ceremonie zyrtare, e cila është paraparë të nisë në orën 16:30.
Sipas njoftimit zyrtar të institucionit policor, ngjarja solemne do të zhvillohet në ambientet e sallës “1 Tetori” në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, ku kadetët e rinj do të marrin zyrtarisht detyrat e tyre.
Kujtojmë se ky organizim ishte planifikuar fillimisht të mbahej më 30 tetor, mirëpo u shty në momentet e fundit për shkak të sfidave me sigurimin e uniformave zyrtare për gjeneratën e re.
Ky ngërç lidhur me mungesën e uniformave, i shoqëruar edhe me dilemat e ngritura rreth pajisjes së zyrtarëve të rinj me armë zyrtare, kishte ngjallur debate të shumta dhe kishte tërhequr vëmendjen e opinionit publik në vend.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: