Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Dajsinani pas humbjes në Rumani: Goli i dytë më ka mbetur peng, por ky është futbolli

Redaksia Lajmetereja • 06-11-2026 10:03
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Dajsinani pas humbjes në Rumani: Goli i dytë më ka mbetur peng, por ky është futbolli
“Ky është futbolli, nuk kemi çfarë të bëjmë…”. Pas disfatës me rezultatin 2-0 të pësuar në transfertën rumune përballë Universitatea Craiova, në kuadër të raundit të tretë të ndeshjeve në Conference League, ka reaguar portieri i Egnatias, Mario Dajsinani. “Me thënë të drejtën më ka ngelur pak peng goli i dytë, sepse me 1-0 rezultati, ekipi do ishte akoma në lojë. Megjithatë, ky është futbolli, nuk kemi çfarë të bëjmë”, u shpreh gardiani i skuadrës rrogozhinase. I pyetur rreth paraqitjes së tij, ai shtoi: “Notë e lartë për paraqitjen individuale? Jam i lumtur për paraqitjen time, kam ndihmuar ekipin, e kam mbajtur në lojë gjatë gjithë kohës, por rezultati të bën të ndihesh keq”. Në fund, portieri analizoi edhe forcën e kundërshtarit: “Craiova ka shumë cilësi si ekip, ka kualitet. Ndoshta kjo nuk ishte dita më e mirë, kjo u pa në fushë”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar