Politikë
Besianë Musmurati: Hekuran Murati po mban peng fondin gjerman prej 74 milionë eurosh për mbeturinat në kryeqytet
Reklamë e Sponsorizuar
Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka zhvilluar një takim zyrtar me përfaqësuesit e Bankës Zhvillimore Gjermane (KfW), ku është diskutuar mbi ngecjen e projekteve mjedisore për kryeqytetin.
Gjatë këtij takimi, sipas Musmuratit, pala gjermane ka konfirmuar se ministri i Financave, Hekuran Murati, vazhdon të mos e firmosë marrëveshjen e kredisë prej 74 milionë eurosh, e cila është jetike për sistemin e menaxhimit dhe pastrimit të mbeturinave në Prishtinë.
Ajo ka kujtuar se kjo paketë financiare është dakordësuar dhe nënshkruar si marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj gjermane para dy vitesh. Përmes këtij fondi të ndërmjetësuar nga KfW, ishte planifikuar blerja e më shumë se 100 kamionëve të rinj për mbledhjen e mbeturinave, shpërndarja e 10 mijë kontejnerëve, si dhe ndërtimi i një qendre moderne të riciklimit për tërë rajonin e Prishtinës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: