Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Investim prej 153 mijë eurosh: Fillojnë punimet për sanimin e rrugës Krushë e Madhe–Rahovec

Redaksia Lajmetereja • 06-11-2026 08:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Investim prej 153 mijë eurosh: Fillojnë punimet për sanimin e rrugës Krushë e Madhe–Rahovec
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka dhënë dritën jeshile për nisjen e punimeve në segmentin rrugor R204, i cili lidh Krushën e Madhe me Rahovecin. Ndërhyrja fokusohet te fshati Brestovc, ku do të realizohet stabilizimi i dheut të rrëshqitur dhe do të ndërtohet një trotuar i ri për këmbësorët në zonën e urës. Përmes një njoftimi zyrtar në rrjetin social “Facebook”, dicasteri përkatës ka bërë të ditur se fondi i dedikuar për këtë projekt arrin shifrën e 153 mijë eurove. Ndërkohë, kompania e kontraktuar ka në dispozicion një afat prej 60 ditësh kalendarike për t'i përmbyllur punimet. Sipas autoriteteve, ky intervenim infrastrukturor është jetik për evitiminuin e rrezikut nga shembjet e dheut, përmirësimin e parametrave të sigurisë në trafik, si dhe lehtësimin e lëvizjes së përditshme për banorët lokalë dhe udhëtarët që përshkojnë këtë aks.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar