Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

PS rrëzon “hartën” e PD, propozimi për ndarjen territoriale me 100 bashki nuk u miratua në Kuvend nga mazhoranca

Redaksia Lajmetereja • 28-09-2026 18:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
PS rrëzon “hartën” e PD, propozimi për ndarjen territoriale me 100 bashki nuk u miratua në Kuvend nga mazhoranca
Harta e demokratëve që ndan vendin në 100 bashki hasi në kundërshtimin e parë në Kuvend. Opozita kërkoi që drafti i saj të ecte paralelisht me nismën e socialistëve, por për mazhorancën një akt i tillë zvarrit procesin, duke bërë që harta territoriale të mos zbatohet në zgjedhjet e ardhshme lokale. Pas projektit të socialistëve që ndan vendin në 46 bashki, demokratët shohin kalkulime elektorale. Ndonëse mazhoranca refuzoi që nismat të ecnin paralelisht, demokratët nuk braktisën komisionin, por morën pjesë në seancën dëgjimore me përfaqësues të Kryeministrisë, që mbrojtën hartën me 46 bashki, si dhe përfaqësues të shoqatave të bashkive.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar