Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Aleanca propozon emrat për 16 komisionet parlamentare, Bekë Berisha kryeson Komisionin për AKI-në

Redaksia Lajmetereja • 28-09-2026 17:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Aleanca propozon emrat për 16 komisionet parlamentare, Bekë Berisha kryeson Komisionin për AKI-në
Aleanca ka paraqitur sot në Kuvendin e Kosovës emrat e deputetëve të saj për përbërjen e 16 komisioneve parlamentare. Propozimet janë bërë nga shefi i grupit parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri. Sipas propozimeve, Aleanca do të ketë një kryetar komisioni. Deputeti Bekë Berisha është votuar për kryetar të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI). Propozimet e Aleancës janë: 1.Komisioni për Buxhet: Teuta Haxhiu – anëtare. 2. Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim: Duda Balje – anëtare. 3. Komisioni për Legjislacion: Besnik Tahiri – anëtar. 4. Komisioni për Integrim Evropian: Time Kadrijaj – anëtare. 5. Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë: Time Kadrijaj – anëtare. 6. Komisioni për Arsim: Teuta Haxhiu – anëtare. 7. Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion: Burim Ramadani – anëtar. 8. Komisioni për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport: Albana Bytyqi – anëtare. 9. Komisioni për Shëndetësi: Albana Bytyqi – anëtare. 10. Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal: Albana Bytyqi – zëvendëskryetare e parë. 11. Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes: Burim Ramadani – anëtar. 12. Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione: Duda Balje – anëtare. 13. Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike: Burim Ramadani – anëtar. 14. Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së: Bekë Berisha – kryetar. 15. Komisioni për Kulturë, Turizëm, Sport dhe Rini: Bekë Berisha – anëtar. 16. Komisioni për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Persona të Pagjetur: Time Kadrijaj – anëtare.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar