Kronikë
Gjashtë vjet nga ndalimi i Rexhepit, Shqipe Mehmeti-Selimi sjell në vëmendje fjalët e tij nga Haga
Reklamë e Sponsorizuar
Përmes një reagimi publik në gjashtëvjetorin e transferimit dhe paraburgimit të bashkëshortit të saj, Rexhep Selimit, nga ana e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, deputetja Shqipe Mehmeti-Selimi ka përkujtuar këtë datë përmes një mesazhi domethënës.
Duke publikuar një fragment nga fjalimi i njohur i ish-komandantit të njohur si '10-shi' në sallën e gjyqit në Hagë, ajo ka përcjellë qëndrimin e tij se Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbetet e përjetshme dhe se krenaria për mbrojtjen e lirisë është e palëkundur.
Në fjalimin e ndarë nga bashkëshortja e tij, Rexhep Selimi shprehej: “Koha se kur do të kthehem në Kosovë tash e tutje varet nga vendimi juaj, por Prokuroria duhet ta kish kuptuar se, kurdo që të kthehem, unë do të kthehem në Kosovën e lirë, në Kosovën për të cilën jam krenar që i kam dalë zot në kohën më të duhur dhe për lirinë e së cilës kam qenë dhe mbetem i gatshëm ta jap edhe jetën, sa herë që do të kërkohej nga unë.”
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: