Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

​Deliu-Gërvallës: Mos e zvarrit Projektligjin për Specialen, të vijë menjëherë në Kuvend për votim

Redaksia Lajmetereja • 28-09-2026 17:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
​Deliu-Gërvallës: Mos e zvarrit Projektligjin për Specialen, të vijë menjëherë në Kuvend për votim
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, i është drejtuar ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, lidhur me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Ajo i ka kërkuar Gërvallës që të mos e zvarrisë Projektligjin dhe ta procedojë atë në Qeveri, në mënyrë që të dërgohet në Kuvend për votim. “Donikë, i ke 99 deputetë të Kuvendit të Kosovës, nga të gjitha partitë politike, që me votën e tyre të lirë dhe unanime janë bashkuar në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe në mbështetje të katër ish-udhëheqësve të saj në Hagë, me mjetet juridike, politike, institucionale dhe financiare që ka në dispozicion shteti. Mos e zvarrit Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Kuvendi dhe deputetët e bënë pjesën e tyre. E dëshmuan vullnetin politik me votë. Bëje edhe ti pjesën tënde si Ministre e Drejtësisë: procedoje Projektligjin në Qeveri, që ai të vijë menjëherë në Kuvend për votim. Deklarata është zotim. Ligji është veprim. Dhe udhëheqësit tanë të luftës e të paqes kanë nevojë për veprime konkrete. Mos e ndal këtë proces. Mos e blloko iniciativën. Mos ia pamundëso Kuvendit që të vendosë me votë për këtë Projektligj. Nëse vendi shkon në zgjedhje pa iu dhënë Kuvendit mundësia për ta votuar këtë ligj, përgjegjësia politike për mosprocedimin e tij duhet të jetë e qartë. Votimi i këtij ligji do ta hapte rrugën edhe për proceset e tjera politike. Këtë duhet ta dish.Sille ligjin, Donikë!”, shkroi në Facebook, deputetja Deliu.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar