Sport
Dardanët U21 vazhdojnë përgatitjet për ndeshjen ndaj Qipros
Reklamë e Sponsorizuar
Kombëtarja U21 e Kosovës po vazhdon përgatitjet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, në prag të ndeshjes së radhës ndaj Qipros U21.
Sipas njoftimit të Federatës së Futbollit të Kosovës, futbollistët po punojnë me përkushtim dhe energji, në një atmosferë pozitive brenda ekipit, me synimin për të qenë të gatshëm për sfidën e radhës.
Dardanët e rinj do të përballen me Qipron U21 më 30 shtator, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 19:00.
Kosova U21 do të synojë të shfrytëzojë përparësinë e fushës vendase për të marrë një rezultat pozitiv në këtë përballje.
Aktualisht, Kosova është e katërta me 11 pikë pas tetë ndeshjeve kurse Qipro është një vend më posht me tri sosh.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: