Sport
Mbështetje nga Kryeqyteti për ish-udhëheqësit e UÇK-së: E vërteta e luftës sonë është e shenjtë
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët prej gjashtë vitesh po ballafaqohen me drejtësinë ndërkombëtare në Hagë.
Nëpërmjet një reagimi në platformën sociale “Facebook”, kreu i Prishtinës bëri të ditur se stafi i administratës komunale i është përgjigjur thirrjes së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, për të përcjellë një mesazh falënderimi për luftën heroike të popullit tonë dhe besimin në një proces të drejtë dhe të paanshëm.
“Liria e Kosovës është ndërtuar mbi sakrificën, guximin dhe përkushtimin e atyre që besuan në të edhe atëherë kur dukej e pamundur”, ka shkruar kryetari.
Në mesazhin e tij, Rama ka nënvizuar se nga zemra e Prishtinës rikonfirmohet nderimi i thellë për përpjekjet dhe gjakun e derdhur, mbi të cilat është ngritur shteti i pavarur i Kosovës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: