Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Odegaard shpërthen me fyerje ndaj Bernardos pas ndërhyrjes së vonshme

Redaksia Lajmetereja • 28-09-2026 16:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Odegaard shpërthen me fyerje ndaj Bernardos pas ndërhyrjes së vonshme
Martin Odegaard mbeti i zemëruar me Bernardo Silvan pas një ndërhyrjeje të vonshme në ndeshjen Portugali–Norvegji në Ligën e Kombeve, ku portugezi e goditi kapitenin norvegjez në kyçin e këmbës pasi topi kishte dalë nga kontrolli i tij. Sipas Daily Mail, Silva u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa Ødegaard reagoi menjëherë duke i bërtitur: “F** * you”. Pas ndeshjes, kapiteni i Arsenalit e kritikoi ndërhyrjen. “Ai thjesht më goditi shumë kohë pasi e kisha luajtur topin. Nuk e kuptova se çfarë po bënte.” Ødegaard tregoi se kishte pësuar një goditje në kyçin e këmbës, por shpresonte që shqetësimi të largohej brenda pak ditësh. “Mora një goditje në kyç. Ndoshta nuk do të ndihet mirë sonte, por shpresoj të kalojë gjatë ditëve të ardhshme”, tha ai. Edhe mbrojtësi norvegjez Leo Ostigard e cilësoi ndërhyrjen si shumë të rëndë. “Është shumë vonë. Kur e sheh më pas në video, është shumë e shëmtuar. Mund të ishte fare mirë karton i kuq.” Trajneri i Norvegjisë, Stale Solbakken, gjithashtu konfirmoi se Odegaard kishte marrë një goditje të fortë në kyç dhe i rekomandoi të dilte nga fusha për të marrë trajtim me akull dhe kompresim. Bernardo Silva, ndërkohë, nuk u ndal për të dhënë një shpjegim të gjatë. I pyetur nga gazetarët për ndërhyrjen, ai u përgjigj shkurt: Ky është futbolli shoku im. Në fund, Portugalia fitoi 2:1 ndaj Norvegjisë. João Félix dhe Gonçalo Ramos shënuan për portugezët, ndërsa Erling Haaland realizoi golin e Norvegjisë. Për Ødegaard, megjithatë, shqetësimi kryesor pas ndeshjes ishte gjendja e kyçit, sidomos pas një sezoni të kaluar në të cilin ai kishte vuajtur nga disa lëndime.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar