Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

SHBA falënderon Specialen e Blerim Isufajt, të cilin Albin Kurti e konsideronte të padenjë për Kryeprokuror

Redaksia Lajmetereja • 28-09-2026 16:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
SHBA falënderon Specialen e Blerim Isufajt, të cilin Albin Kurti e konsideronte të padenjë për Kryeprokuror
Publikuar më: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes Ambasadës së tyre në Prishtinë kanë falënderuar edhe njëherë Prokurorinë Speciale të Kosovës, të udhëhequr nga Kryeprokurori i saj, Blerim Isufaj. Vlerësimi i amerikanëve ka të bëjë me rastin e Ardit Kutleshit, një shtetas i Kosovës i cili u u deklarua fajtor për krijimin dhe operimin e Rydox, një treg online që ofronte për shitje mjete për krimin kibernetik dhe të dhëna sensitive, përfshirë identitetet dhe të dhënat e hyrjes së vjedhura të mijëra personave. Deri te arrestimi i tij, një kontribut të madh dha pikërisht Prokuroria Speciale e Kosovës. “Një tjetër shembull i bashkëpunimit të suksesshëm SHBA-Kosovë në luftën kundër krimit kibernetik transnacional. Faleminderit Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës dhe institucioneve të Kosovës, si dhe të gjithë të përfshirëve, për bashkëpunimin e tyre të shkëlqyer në sjelljen e këtij rasti para drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Amerikës. Edhe Departamenti Amerikan i Shtetit në njoftimin e tij tha se për këtë rast është bashkëpunuar ngushtë mes FBI-së dhe Prokurorisë Speciale. “Zyra e FBI-së në Pittsburgh e hetoi këtë rast në koordinim me Zyrën e Prokurorit Special të Prokurorisë së Shtetit të Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimit Kibernetik të Policisë së Kosovës, Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Shqipërisë (SPAK), Departamentin për Hetimin e Krimeve Komerciale të Policisë Mbretërore të Malajzisë dhe Dhomat e Prokurorit të Përgjithshëm të Malajzisë”, thuhej në komunikatën e DASH-it. Pushteti i Vetëvendosjes në Kosovë ka sulmuar vazhdimisht Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufajn, duke mos e dekretuar emrin e tij për Kryeprokuror të Shtetit. Madje, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e thoshte haptas se emri i Isufajt “s’bën”. “Unë po them që ky nuk bën [Blerim Isufaj]. Unë nuk po them ky duhet. 200 prokurorë i ka Kosova, asnjëherë nuk kam thënë se filani ose fistekja duhet të bëhen. Veç unë po them që ky nuk bën. Ky që e ka lëshu Radojicicin nuk bën. Ky ia ka heq urdhërarrestin Radojçiçit. Nuk bën ky me u bë Kryeprokuror”, tha Kurti në një intervistë në emisionin Politiko në Kanal 10.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar