Kronikë
Policia monitoroi 141 urdhra mbrojtës përmes sistemit elektronik
Reklamë e Sponsorizuar
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë vitit 2025 dhe periudhës janar-qershor 2026 janë monitoruar 141 urdhra mbrojtës përmes sistemit të monitorimit elektronik, i cili po zbatohet për herë të parë në Kosovë për mbrojtjen e viktimave dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore.
Sipas Policisë së Kosovës, ky projekt po implementohet për herë të parë në Republikën e Kosovës në kuadër të zbatimit të urdhrave mbrojtës të lëshuar nga gjykatat dhe përmbushjes së objektivave për rritjen e sigurisë publike, mbrojtjen e viktimave dhe zbatimin efektiv të vendimeve gjyqësore përmes përdorimit të teknologjisë moderne.
Gjatë kësaj periudhe, Policia e Kosovës ka trajtuar të gjitha alarmet e gjeneruara nga sistemi, duke bërë vlerësimin e secilës situatë në kohë reale dhe duke ndërmarrë veprimet e nevojshme operative në përputhje me nivelin e rrezikut të identifikuar.
Përmes këtij sistemi, Policia e Kosovës ka avancuar mekanizmat për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në avancimin e përdorimit të teknologjisë bashkëkohore dhe në ofrimin e mbrojtjes efektive për qytetarët, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: