Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Incident në fluturimin për Moskë: Aeroplani me zyrtarë serbë në bord detyrohet të kthehet në Beograd

Redaksia Lajmetereja • 03-11-2026 22:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Një fluturim i kompanisë “Air Serbia” drejt Moskës është ndërprerë në mes të rrugës mbrëmjen e së martës, duke u detyruar të rikthehet në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit. Aeroplani, i cili kishte arritur deri në hapësirën ajrore mbi jugun e Lituanisë, mori urdhrin e kthimit për shkak të një shkeljeje të rëndë të protokolleve të sigurisë. Në bord ndodheshin figura të njohura të politikës dhe ekonomisë serbe, përfshirë kryetarin e Lëvizjes Socialiste, Alleksandar Vullin, drejtorin e “Srbijagas”, Dushan Bajatoviq, si dhe kreun e Partisë Popullore Serbe (SNP), Nenad Popoviq. Sipas informacioneve, arsyeja kryesore e këtij kthimi të papritur ishte fakti se Alleksandar Vullin kishte hipur në aeroplan pa iu nënshtruar kontrollit të detyrueshëm të sigurisë, duke ngritur dyshime për një ndihmë të qëllimshme nga persona të paidentifikuar. Urdhri për kthimin e avionit me numër fluturimi JU134, i cili ishte nisur nga Beogradi në orën 18:48, u dha nga drejtori i sigurisë korporative të aeroportit, Millan Kuç. Ish-pjesëtari i njësisë elitare “Kobrat” kishte konstatuar përmes kamerave të sigurisë se procedurat standarde ishin anashkaluar gjatë procesit të imbarkimit të Vullinit. Megjithëse situata shkaktoi vonesa dhe konfuzion, fluturimi nuk është anuluar përfundimisht. Burime bëjnë të ditur se aeroplani pritet të riniset drejt destinacionit të planifikuar, pasi të kryhen kontrollet e nevojshme të sigurisë dhe të bëhet ndërrimi i ekuipazhit. Deri në këtë moment, Alleksandar Vullin nuk ka dhënë asnjë sqarim lidhur me ngjarjen, duke mbetur i paarritshëm për media. Ky incident kishte marrë vëmendje edhe më herët gjatë ditës, kur kryetari i Partisë Demokratike në Serbi, Sërxhan Millivojeviq, përmes një postimi në rrjetin social “X”, kishte shprehur dyshime mbi lëvizjet e këtij fluturimi, duke pyetur publikisht se kush po udhëtonte drejt kryeqytetit rus në atë orar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar