Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Transportoi 16 emigrantë drejt Malit të Zi, prangoset shqiptari

Redaksia Lajmetereja • 28-09-2026 14:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Një 39-vjeçar është arrestuar nga Policia Kufitare në Shkodër, pasi u kap në flagrancë duke transportuar 16 emigrantë nga vendet e treta, të cilët dyshohet se synonin të kalonin ilegalisht kufirin drejt Malit të Zi. Operacioni, i koduar “Transit”, u finalizua nga shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e rasteve të dhënies së ndihmës emigrantëve për kalim të paligjshëm të kufirit. Sipas Policisë, në pranga ka rënë shtetasi B. L., 39 vjeç, banues në Tiranë. Ai u kap në flagrancë në fshatin Alijaj, teksa transportonte me një automjet të marrë me qira 16 emigrantë nga vendet e treta, kundrejt pagesës. Nga emigrantët e ndaluar, 9 janë nga Afganistani, 5 nga Somalia dhe 2 nga Bangladeshi. Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar edhe automjetin e marrë me qira, që dyshohet se është përdorur për transportimin e emigrantëve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar