Politikë
Vigan Qorolli zgjidhet kryetar i Komisionit për Legjislacion
Reklamë e Sponsorizuar
Deputeti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Vigan Qorolli, ka njoftuar se është zgjedhur kryetar i Komisionit parlamentar për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.
Përmes një postimi, Qorolli ka bërë të ditur se për zgjedhjen e tij ka marrë besimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Si dhe votat e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
“E pranoj këtë përgjegjësi me respekt të madh dhe me përkushtim të plotë ndaj Republikës tonë”,ka shkruar Qorolli.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: