Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Akuzat ndaj pushtetit për nepotizëm në diplomaci, Aleanca kërkon llogari nga Konjufca

Redaksia Lajmetereja • 03-11-2026 20:04
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Akuzat ndaj pushtetit për nepotizëm në diplomaci, Aleanca kërkon llogari nga Konjufca
Aleanca ka shprehur shqetësimin e saj të thellë lidhur me zhvillimet e fundit në shërbimin diplomatik të vendit, duke hedhur dyshime të forta mbi kritteret dhe transparencën e emërimeve të fundit në ambasada dhe konsullata, të cilat sipas saj janë shoqëruar me ndikime familjare dhe partiake. Përmes një deklarate zyrtare të shpërndarë në platformën sociale Facebook, kjo forcë politike i është drejtuar drejtpërdrejt ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, duke kërkuar sqarime urgjente nëse është shfuqizuar Vendimi nr. 113/2024. Ky vendim, i firmosur më 23 prill 2024 nga ish-ministrja Donika Gërvalla, përcaktonte ndalimin e punësimit të familjarëve të afërt të zyrtarëve dhe diplomatëve brenda këtij dikasteri. Sipas pretendimeve të Aleancës, dekretet e fundit për misionet diplomatike mbajnë firmën e Glauk Konjufcës, ndërsa disa nga individët e përzgjedhur gëzojnë lidhje të afërta familjare apo politike me strukturat e pushtetit aktual. Në kuadër të këtyre akuzave, në reagim janë evidentuar pesë raste konkrete: Rina Dragidella e cila është caktuar në Uashington, Kaltrina Dalipi në Berlin, Vera Rexhepi Leci në Iowa, Lumturie Lipoveci në Hagë, si dhe Njazi Ajvazi në Kopenhagë. Përveç lidhjeve të pretenduara politike e familjare, Aleanca ngre shqetësime edhe për shkelje të procedurave dhe mungesë të plotësimit të kriteteve ligjore për gradim diplomatik. Tutje, kjo parti ka kërkuar nga ministri Konjufca t'i japë përgjigje publike opinionit se kur dhe si është anuluar zyrtarisht Vendimi 113/2024, si dhe cilat kanë qenë arsyet e marrjes së një hapi të tillë. Ajo ka ngritur gjithashtu pyetjen se si përfaqësitë e jashtme të Kosovës po kthehen në hapësira për rehatimin e personave të afërt me pushtetin. Në mbyllje të qëndrimit të tyre, Aleanca ka bërë të qartë se nuk do të tregohet tolerante ndaj dukurisë së nepotizmit në diplomaci dhe se do të insistojë në transparencë dhe llogaridhënie për secilin emërim të realizuar. “Ndryshimi i parimeve dhe shkelja e ligjit ekzistues është tradhtia më e madhe që mund t’u bëhet profesionistëve të rinj dhe diplomatëve të karrierës”, thuhet në reagimin e Aleancës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar