Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Bashkim Jashari takon gjeneralin amerikan nga Ajova, nderohet me medalje lartë ushtarake

Redaksia Lajmetereja • 03-11-2026 17:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Bashkim Jashari takon gjeneralin amerikan nga Ajova, nderohet me medalje lartë ushtarake
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në një ceremoni zyrtare ushtarake në kazermën “Adem Jashari” në kryeqytet, agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneralmajorin Osborn, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë. Në kuadër të këtij takimi, kreu i FSK-së i dorëzoi gjeneralit Osborn Medaljen për Shërbim Vetëmohues. Ky dekorim u bë në shenjë falënderimi për angazhimin dhe kontributin e çmuar të tij në intensifikimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës. Aleanca strategjike mes dy forcave, e kultivuar ndër vite mbi themelcitet e besimit të ndërsjellë, profesionalizmit dhe vlerave euroatlantike, dëshmon fuqishëm miqësinë e ngushtë dhe partneritetin e palëkundur ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kosova dhe SHBA – partneritet i përhershëm!
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar