Aktuale
Konferencë e jashtëzakonshme për media, OVL-UÇK thirrje gazetarëve për nesër
Reklamë e Sponsorizuar
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka njoftuar se nesër do të organizojë një konferencë të jashtëzakonshme për media.
Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja është parashikuar të nisë duke filluar nga ora 12:00, në mjediset e selisë së kësaj organizate.
Pavarësisht ftesës zyrtare, në njoftimin e shpërndarë për gazetarët nuk është zbuluar ende tema apo arsyeja e këtij takimi me mediat.
“Të nderuar përfaqësues të mediave, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ju fton në një konferencë për media, që do të mbahet nesër (e mërkurë) me datë 04.11.2026 në ora 12:00, në zyret e OVL UÇK-së. Me respekt, OVL UÇK”, thuhet në njoftimin e tyre.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: