Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Tragjedia në futbollin spanjoll, Gerard Pique shpreh tronditjen e thellë pas humbjes jetësore të Jesus de Miguel

Redaksia Lajmetereja • 03-11-2026 14:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tragjedia në futbollin spanjoll, Gerard Pique shpreh tronditjen e thellë pas humbjes jetësore të Jesus de Miguel
Humbja tragjike e sulmuesit të Tenerifes, Jesus de Miguel, si pasojë e një përplasjeje fatale gjatë sfidës kundër FC Andorrës, ka tronditur thellësisht opinionin sportiv në Spanjë, duke nxitur një valë të gjerë reagimesh dhe ngushëllimesh. Ndër të parët që onë reaguar ka qenë edhe ish-mbrojtësi i njohur i Barcelonës, tashmë në cilësinë e presidentit të klubit të Andorrës, Gerard Pique, i cili ka përcjellë dhimbjen e tij përmes një postimi prekës në rrjetet sociale. "Më vjen keq me gjithë shpirt. Pusho në paqe, Jesús", ka shkruar Pique në platformën X, duke iu bashkuar njoftimit zyrtar të Tenerifes për ndarjen e parakohshme nga jeta të 29-vjeçarit. Sipas informacioneve nga mediat iberike, Pique ka qenë i pranishëm në stadiumin “Heliodoro Rodríguez” mbrëmjen e së hënës kur ndodhi aksidenti i rëndë në fushën e blertë, ngjarje kjo që shkaktoi panik dhe lëkundje emocionale te lojtarët dhe të pranishmit, duke e detyruar atë të largohej menjëherë nga impianti sportiv. Në shenjë solidariteti dhe respekti, edhe drejtuesit e klubit të Andorrës kanë lëshuar një komunikatë ngushëllimi, duke shprehur keqardhjen e thellë për këtë humbje të madhe dhe duke u gjendur pranë familjes dhe të afërmve të futbollistit të ndjerë. Kjo ngjarajë e rëndë ka zhytur në zi të dyja klubet e përfshira, ndërkohë që komuniteti i futbollit në Spanjë vazhdon të përcjellë mesazhe ngushëllimi për familjen De Miguel.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar