Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Talenti i jashtëzakonshëm: 16-vjeçari bën bujë në futbollin gjerman dhe barazon rekordin historik

Redaksia Lajmetereja • 03-11-2026 14:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Talenti i jashtëzakonshëm: 16-vjeçari bën bujë në futbollin gjerman dhe barazon rekordin historik
Futbollisti i ri i Eintracht Frankfurtit, Niko Ilicevic, ka shkruar emrin e tij në historinë e Bundesligës, duke barazuar rekordin e lojtarit më të ri që ka zbritur ndonjëherë në fushë në elitën e futbollit gjerman. Ilicevic, i cili ka origjinë kroate, regjistroi paraqitjen e tij të parë zyrtare këtë të dielë, në moshën vetëm 16-vjeçare. Me këtë arritje, ai ka barazuar shifrën e vendosur më parë nga Youssoufa Moukoko në nëntor të vitit 2020. Mesfushori talentuar është zhvilluar përmes akademisë së klubit nga Frankfurtit, duke u ngjitur me ritme të shpejta nëpër grupmoshat e ndryshme. Ai është aktivizuar me skuadrën U-17 kur ishte vetëm 13 vjeç, ndërsa në moshën 14-vjeçare ka kaluar te ekipi U-19. Gjatë këtij sezoni, ai ka spikatur me katër gola dhe tri asistime në shtatë ndeshje me të rinjtë. Kualitetet dhe rritja e shpejtë e adoleshentit nuk kanë kaluar pa u vënë re nga stafi teknik, ku trajneri i Eintrachtit, Adi Hutter, ka thurur elozhe për aftësitë e tij. “Fakti që ai është tashmë pjesë e një skuadre të Bundesligës në moshën 16 vjeç është i jashtëzakonshëm. Ai është i shkëlqyer me topin dhe gjithashtu ka mësuar si të fitojë sfida”, u shpreh strategu austriak. Falë paraqitjeve të tij mbresëlënëse, emri i Ilicevic tashmë po lakohet në tregun e transferimeve, ku klubet e mëdha europiane si Real Madridi, Barcelona dhe Bayern Munich thuhet se kanë shfaqur interesim serioz për shërbimet e tij. Vlen të theksohet se Niko është nipi i ish-sulmuesit të kombëtares kroate, Ivo Ilicevic, i cili gjatë karrierës së tij ka djersitur fanellat e skuadrave si Kaiserslautern, Bochum dhe Hamburg. Interesant është fakti se debutimi i 16-vjeçarit në Bundesligë u regjistrua pikërisht kundër njërës prej ish-skuadrave të xhaxhait të tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar