Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Zëri i mërgatës: Si po e ruan Ilirjana Bernjashi lidhjen e fortë me Kosovën përmes angazhimit politik në Zvicër

Redaksia Lajmetereja • 03-11-2026 14:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Zëri i mërgatës: Si po e ruan Ilirjana Bernjashi lidhjen e fortë me Kosovën përmes angazhimit politik në Zvicër
E lidhur fort pas dy trojeve që mbajnë vulën e qëndresës dhe atdhedashurisë, Kamenicës dhe Mitrovicës, ajo vazhdon të dëshmojë se largësia gjeografike nuk e zbeh kurrë dashurinë për vendlindjen. Ilirjana Bernjashi, e cila mban pozitat e anëtares së Kryesisë së Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Zvicër dhe asaj të Nëndegës në Zürich, përfaqëson një shembull të gjallë të kontributit aktiv të mërgatës në jetën politike dhe shoqërore të Kosovës, duke synuar gjithmonë mbrojtjen e identitetit kombëtar. E lindur dhe e rritur në shtetin helvetik, Bernjashi krenohet me origjinën e saj të dyfishtë: nga babai me rrënjë në Kamenice, ndërsa nga nëna ajo lidhet ngushtë me Mitrovicën e njohur për histori dhe tradita të pasura. Një vendimtar për formimin e saj moral e kombëtar përbën përkatësia nga familja e njohur Voca e Mitrovicës, një emër që ajo e çmon lart si simbol të guximit, dinjitetit dhe sakrificës ndër breza. Për të, kjo trashëgimi nuk paraqet vetëm një lidhje gjaku, por një detyrim të lartë moral për të lartësuar dhe mbrojtur vlerat e të parëve me integritet të plotë. Duke numëruar tashmë katër dekada jetë në Zvicër, ajo ka vendosur të ecë në hapat e prindërve të saj, duke vazhduar rrugëtimin politik pranë Partisë Demokratike të Kosovës. E brumosur që në fëmijëri me ndjenjën e thellë të atdhedashurisë, Bernjashi e vlerëson aktivitetin e saj politik si një vazhdimësi të natyrshme të idealeve familjare. Nëpërmjet funksioneve drejtuese që mban në strukturat e PDK-së në Zvicër dhe Zürich, ajo synon fuqizimin e rolit të diasporës shqiptare dhe intensifikimin e bashkëpunimit mes bashkatdhetarëve dhe institucioneve qendrore në Prishtinë. Duke ndarë ndjenjat e saj, ajo është shprehur: “Jam lindur dhe rritur në Zvicër, por rrënjët e mia janë të lidhura përjetësisht me tokën shqiptare. Nga ana e babait mbart krenarinë e Kamenicës, ndërsa nga ana e nënës trashëgoj emrin dhe historinë e familjes Voca të Mitrovicës, një trashëgimi që e mbaj me nderim të veçantë. Prindërit e mi më mësuan se atdheu nuk përcaktohet nga vendi ku lind apo jeton, por nga vlerat që ruan, historia që nderon dhe përgjegjësia që ndien ndaj popullit tënd. Sot, duke ndjekur gjurmët e tyre në angazhimin politik, e konsideroj detyrë morale të ruaj dinjitetin e emrit familjar, të nderoj sakrificat e brezave para nesh dhe të kontribuoj me përkushtim për Republikën e Kosovës. Sepse prejardhja është krenari, trashëgimia është përgjegjësi dhe atdheu mbetet i shenjtë, pavarësisht largësisë.” Ilirjana Bernjashi Anëtare e Kryesisë së Degës së PDK-së në Zvicër Anëtare e Kryesisë së Nëndegës së PDK-së në Zürich
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar