Aktuale
Gerrard lëshon akuza të forta: Lisandro Martinez po kërkon me çdo kusht largimin nga Manchester Unitedi
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, ka ngritur dyshime serioze se mbrojtësi Lisandro Martinez mund të jetë duke prodhuar qëllimisht tensione te Manchester Unitedi, me qëllim që të sigurojë një transferim jashtë klubit gjatë merkatos së janarit.
Gjatë një paraqitjeje në emisionin “The Overlap Daily”, legjenda angleze ka vënë në shënjestër qëndrimin dhe paraqitjet e fundit të argjentinasit, duke i cilësuar ato si tejet zhgënjyese për ambientin e “Old Trafford”.
“Kam përshtypjen se ai po mendon: Dua të largohem nga këtu sa më shpejt”, u shpreh hapur Gerrard gjatë diskutimit.
Vala e kritikajve ndaj Martinezit është intensifikuar pas ndëshkimit me karton të kuq në ndeshjen ku Manchester United u mposht 2:0 nga Chelsea.
Këto polemika vijnë gjithashtu në vazhdën e përplasjeve të mëparshme, ku lojtari kishte drejtuar kritika publike ndaj drejtorit të futbollit në klub, Jason Wilcox.
Sipas Gerrardit, mbrojtësi ka zhgënjyer jo vetëm bashkëlojtarët dhe tifozët, por edhe vetë klubin, ndërsa kartonin e kuq e ka konsideruar si një akt të pastër egoizmi.
“Ai u ka kushtuar pikë, por këtë e ka bërë ndaj një trajneri që e mbështet dhe që ka bërë shumë për të”, theksoi ish-ylli i kombëtares angleze.
Në optikën e Gerrardit, sjelljet e tilla individuale rrezikojnë seriozisht shanset e Manchester Unitedit për t'u rikthyer te rruga e sukseseve dhe rezultateve pozitive.
Megjithatë, pavarësisht presionit në rritje dhe pikëpyetjeve të shumta rreth të ardhmes së tij, hierarkia e klubit anglez ka vijuar të deklarojë publikisht besimin e saj në përkushtimin e Martinezit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: