Sport
Rashica pas triumfit ndaj Irlandës: Fitore e vuajtur, por e merituar në startin e fushatës
Reklamë e Sponsorizuar
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, ka ndarë përshtypjet e tij pas fitores minimale 1:0 të "Dardanëve" përballë Irlandës, sfidë kjo e zhvilluar në stadiumin "Fadil Vokrri".
Gjatë deklaratës së tij, ylli kosovar theksoi se kundërshtari paraqiti një rezistencë të lartë, sidomos në aspektin defensiv, ku irlandezët u treguan tejet kompaktë dhe të organizuar.
"Janë ekip që mbrohen shumë mirë dhe me tërë ekipin, u pa që në pjesë të parë mbrojtësit e nxorën topin nga vija. Ishin i gjithë ekipi mbrapa, sidomos për lojën tonë me krosime për shkak që e kemi sulmuesin më të mirë për lojën në ajër ka qenë e vështirë sepse edhe ata janë të gjatë, por ia arritëm në fund ta fitojmë ndeshjen", u shpreh Rashica.
Në përmbyllje të fjalës së tij, sulmuesi vlerësoi lart rëndësinë e marrjes së tri pikëve në ndeshjen e parë para publikut vendor, duke e cilësuar atë si një nisje ideale për këtë kampanjë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: