Politikë
Altin Krasniqi: Rezoluta për Specialen është e pamjaftueshme, kërkohen ndryshime ligjore
Reklamë e Sponsorizuar
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, ka vlerësuar se miratimi i deklaratës së sotme në Kuvendin e Kosovës është një hap pozitiv, mirëpo sipas tij, ky veprim mbetet i pamjaftueshëm për të adresuar sfidat reale në lidhje me proceset gjyqësore në Hagë.
Sipas Krasniqit, i cili është djali i Jakup Krasniqit, reagimi institucional duhet të jetë shumë më substancial. Ai ka theksuar se përderisa nuk ndërmerren hapa konkretë për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, përpjekjet e deritanishme nuk mund të konsiderohen si zgjidhje efektive kundër aktgjykimeve dënuese.
“Nisma e sotme është një shenjë e mirë, por pa ndryshimet e nevojshme ligjore, nuk kemi arritur asgjë konkrete. Mbrojtja e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës sonë të drejtë kërkon vendime të guximshme dhe veprime që reflektojnë të vërtetën historike që qytetarët tanë e njohin prej kohësh”, ka deklaruar deputeti Krasniqi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: