Sport
Toto Wolff pranon dështimin ndaj George Russell: E zhgënjyem me makinën tonë këtë sezon
Reklamë e Sponsorizuar
Ndërsa atmosfera në njërën anë të garazhit të Mercedes është festive për suksesin e Kimi Antonelli, në krahun tjetër mbizotëron zhgënjimi. Piloti britanik George Russell, i cili hyri në këtë kampionat me ambicie të mëdha, e ka mbyllur sezonin me një ndjesi të thellë pakënaqësie.
Shefi ekzekutiv i skuadrës gjermane, Toto Wolff, ka bërë një analizë të hapur të ecurisë sfiduese të pilotit të tij, duke marrë përsipër gabimet e bëra nga ekipi gjatë gjithë vitit, duke filluar që nga zhvillimet në garën e fundit në Meksikë.
“Në Meksikë e zhgënjyem plotësisht, edhe një herë tjetër… Besojmë se ai ishte në garë për fitoren, por humbja e fuqisë ia prishi garën. Duhte të marrim përsipër përgjegjësitë tona”, u shpreh ai.
Më tej, drejtuesi i skuadrës shtoi se ekipi ka dy pilotë dhe jo vetëm një, duke theksuar se bolidi nuk performoi siç duhet për George gjatë këtij viti, ndërsa incidentet fatkeqe si ai në Meksikë lënë gjurmë të rënda.
“Ky është një moment shumë i vështirë për të, shumë, shumë, shumë i vështirë. Qëllimi im është t’i ofroj atij mjetet dhe mbështetjen që i duhen për të luftuar për kampionatin sezonin tjetër”, shtoi më tej Toto Wolff.
Këto deklarata nxjerrin në pah qasjen e një drejtuesi që mbron skuadrën e tij. Në vend që të drejtojë gishtin nga piloti, ai pranon hapur mangësitë e makinës dhe zotohet se do ta ndihmojë George Russell të kthehet më i fortë pas kësaj periudhe të ndërlikuar.
“E pashë George pas garës dhe ai ishte thellësisht i tronditur nga situata.
Në njëfarë mënyre, gara e Meksikës ishte pasqyrimi i përsosur i gjithë sezonit të tij. Ishte një gjest me frymë të lartë sportive nga ana e tij që shkoi të takonte Kimi dhe është plotësisht e kuptueshme që ai nuk i përmbushi detyrimet ndaj media”, përfundoi Wolff.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: