Botë
Fetoshi ngre alarmin për ndikimin rus në Ballkan: Paralajmëron instrumentalizimin e besimit islam
Reklamë e Sponsorizuar
Arben Fetoshi, drejtor i Institutit “Octopus”, ka ngritur shqetësime për afrimin ideologjik mes qarqeve ruse dhe disa figurave të teologjisë islame, duke e cilësuar atë si përpjekje për t’i dhënë Rusisë një rol të veçantë në rendin e ardhshëm gjeopolitik
Në shkrimin e tij me titull “Eskatologjia ruse e islamit”, Fetoshi thekson se ndërthurja e profecive fetare me interesat gjeopolitike të Moskës mund të shërbejë për nxitjen e sentimenteve antiperëndimore.
Ai paralajmëron se këto zhvillime duhet të përcillen me vëmendje edhe nga shqiptarët në Ballkan, duke përmendur edhe idenë e një fronti shqiptaro-serb kundër elitave perëndimore.
“ESKATOLOGJIA RUSE” E ISLAMIT
Çka i bashkon ‘trurin e Putinit’, Aleksandër Dugin dhe teologun islam, Imran Hosein?
Afërsia ideologjike si projeksion gjeopolitik, apo përpjekja për ta legjitimuar Rusinë si Katechon (forcën që pengon triumfin e së keqes), duke e përzier eskatologjinë ortodokse me profecitë islame për fundin e Botës.
Në konfliktin aktual gjeopolitik, “dialogu” i tyre ndërfetar, është platformë e strategjisë revizioniste, për ta përceptuar Rusinë si fuqi qendrore në "rendin e ardhshëm" Euro-aziatik.
Implikimi strategjik i intervistës së dy sharlatanëve në Tsargrad TV, për operacionalizimin gjeopolitik të profecive që “favorizojnë” Rusinë, kërkon vëmendje edhe ndër ne shqiptarët në Ballkan.
Instrumentalizimi i besimit islam me afërsinë ndaj krishterimit ortodoks dhe interesat ruse si “mision hyjnor”, projekton nxitjen e sentimenteve antiperëndimore, sipas recetës së Duginit për ‘frontin shqiptaro-serb’ kundër elitave globaliste (Gugin në X, 20.10.2026).
Një nga zërat më të fuqishëm që do ta demaskonte reduktimin instrumental të islamit, kryeministrja e Pakistanit, Benazir Buto (Pajtimi: Islami, Demokracia dhe Perëndimi, 2008) është vrarë kaherë, prandaj s’duhet të neglizhohen ‘thurjet’ ortodokso-islame që kamuflojnë qëllimet sovjetike të Putinit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: