Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Rama reagon pas denoncimit të LVV-së për kontratën “Smart”: Po bëni show politik para Prokurorisë

Redaksia Lajmetereja • 03-11-2026 10:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Rama reagon pas denoncimit të LVV-së për kontratën “Smart”: Po bëni show politik para Prokurorisë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas denoncimit të Lëvizjes Vetëvendosje në Prokurorinë Speciale lidhur me kontratën e ndriçimit publik “Smart”, duke e cilësuar këtë veprim si “show politik”. Në një reagim në rrjetin social “Facebook”, Rama ka kritikuar përfaqësuesit e LVV-së, duke vënë në pikëpyetje kontributin e tyre në paraqitjen e propozimeve në të mirë të qytetarëve të kryeqytetit. Ai ka ngritur gjithashtu pyetjen nëse përfaqësuesit e kësaj partie kanë paraqitur ndonjëherë propozime konkrete në Asamblenë e Kryeqytetit, duke i akuzuar se, sipas tij, janë përqendruar në rolin e hetuesit, prokurorit, gjyqtarit, policit dhe zëdhënësit. “Vetëvendosja e Prishtinës i paska kapë do letra e paska shku edhe sot me bo një SHOW POLITIK para Prokurorisë. Votuesit tuaj ish dashtë me e pyet veten, a e keni pru najherë në Asamblenë e Kryeqytetit naj propozim në të mirë të qytetarëve të Prishtinës? Apo keni hi n'asamble me e lujt hetuesin, prokurorin, gjyqtarin, policin, zëdhënësin? Punoni, more, najsen!”, ka shkruar Rama. Reagimi i Ramës vjen pasi përfaqësuesit e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla dhe Ilir Kerqeli, kanë dorëzuar të martën në Prokurorinë Speciale një denoncim lidhur me kontratën e ndriçimit publik “Smart”. Nga LVV-ja janë ngritur dyshime për rritje të çmimeve në disa pozicione të kontratës, për të cilat pretendohet se kanë shkaktuar dëm në buxhetin e Komunës së Prishtinës. Sipas tyre, krahasimi i kontratave të vitit 2024 dhe 2025 tregon rritje të konsiderueshme të çmimeve për punë dhe pozicione të njëjta.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar