Kronikë
Krasniqi: Deklarata e Kuvendit është nismë e mirë, por pa ligjin për Specialen nuk është bërë asgjë konkrete
Reklamë e Sponsorizuar
Djali i Jakup Krasniqit, deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka reaguar pas deklaratës së miratuar sot në Kuvendin e Kosovës lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale.
Krasniqi e ka cilësuar deklaratën si një nismë të mirë, por ka thënë se pa miratimin e ligjit për Gjykatën Speciale, nuk është ndërmarrë ndonjë veprim konkret.
“Deklarata e votuar sot në Kuvend është një nismë e mirë, por pa u votuar ligji për Gjykatën Speciale, nuk është bërë asgjë konkrete. UÇK-ja mbrohet me veprime konkrete dhe me vendime që e mbrojnë luftën e saj të drejtë dhe vlerat e saj. Qytetarët e Kosovës e dinë dhe e kanë ditur gjithmonë se UÇK-ja ka bërë një luftë të drejtë për lirinë e Kosovës”,ka shkruar Krasniqi.
Kuvendi i Kosovës e ka votuar sot deklaratën për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Me 99 vota për, asnjë abstenim dhe asnjë kundër kjo deklaratë ka kaluar.
Deklarata u përpilua nga të gjitha grupet parlamentare, ku ndër të tjera u bë thirrje që Dhomat e Specializuara të veprojë brenda mandatit të saj. /Insajderi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: