Aktuale
Vendi përfshihet nga moti i paqëndrueshëm: Ja ku priten reshje shiu dhe shtrëngata
Reklamë e Sponsorizuar
Territori shqiptar do të ndikohet gjatë ditës së sotme nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, të karakterizuara nga vranësira mesatare deri të dendura, të ndërprera nga intervale me kthjellime sidomos pas orëve të pasdites.
Sipas të dhënave meteorologjice, reshjet e shiut do të shfaqen herë pas here me intensitet të ulët në pjesën dërrmuese të vendit, ndërsa në rajonet jugore ato parashikohen të jenë deri mesatare.
Gjatë kësaj kohe nuk do të mungojnë as shtrëngatat e izoluara afatshkurtra, të cilat në momente të caktuara do të shoqërohen me shkarkesa elektrike.
Ndërkohë, sa i përket erës, ajo do të fryjë kryesisht nga drejtimi verilindje-juglindje, duke ruajtur një shpejtësi mesatare prej rreth 7 metra në sekondë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: