Sport
Formacioni i javës në Turqi, shkëlqen futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Ermal Krasniqi
Reklamë e Sponsorizuar
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Ermal Krasniqi, i cili po mbron ngjyrat e skuadrës së Amedsporit, është shpërblyer për paraqitjen e tij fantastike duke u përfshirë në formacionin e javës në Superligën e Turqisë.
Sipas të dhënave nga platforma e njohur e statistikave, SofaScore, anësori dardan u vlerësua me nota të larta prej 8.3, gjë që i siguroi një vend meritor në njëmbëdhjetëshen më të mirë të kësaj jave.
Krasniqi ka lënë gjurmë të rëndësishme në futbollin turk, pasi krahas dy asistimeve që ka dhënë më parë, së fundmi ka realizuar edhe golin e tij të parë zyrtar me fanellën e Amedsporit në elitën e futbollit të Turqisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: