Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Ngjarja e rëndë në Gjilan: Dosja e Prokurorisë zbardh detajet rrqethëse të vrasjes së dyfishtë në fshatin Demiraj

Redaksia Lajmetereja • 02-11-2026 19:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ngjarja e rëndë në Gjilan: Dosja e Prokurorisë zbardh detajet rrqethëse të vrasjes së dyfishtë në fshatin Demiraj
Goditje të forta me grushte në kokë dhe trup, përdorimi i një mjeti të rëndë, një litar i shtrënguar rreth qafës dhe njolla të shumta gjaku në shtratin ku u gjet pa shenja jete foshnja. Këto janë disa nga të dhënat tronditëse që dalin nga dosja e Prokurorisë Themelore në Gjilan lidhur me krimin e dyfishtë që tronditi opinionin publik. Sipas dokumentit hetimor, ngjarja ka ndodhur më 1 nëntor 2026, në periudhën kohore pas orës 00:27 e deri në orët e para të mëngjesit, brenda shtëpisë në fshatin Demiraj të Komunës së Gjilanit. I dyshuari Braim Demiri, pas një konflikti fizik me të birin e tij, Adonis Demirin, dyshohet se e ka privuar atë me dashje nga jeta. Në përshkrimin e dinamikës së krimit, organet e ndjekjes pretendojnë se i dyshuari fillimisht e ka sulmuar Adonisin me grushte në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, e më pas e ka goditur me një mjet të fortë në anën e djathtë të kokës, duke e përplasur për tokë. “Me një litar të cilin ia vendos në qafë viktimës dhe sipas shenjave të njëjtin e ngulfat”, thuhet në përshkrimin e dyshimeve në dosjen e Prokurorisë. Por tragjedia nuk mbaron me kaq. Gjatë kësaj kohe, në të njëjtën ngjarje dyshrohet se ka rënë viktimë edhe foshnja D., e cila u gjet pa shenja jete dhe me shenja të dukshme dhune në shtratin e babait të saj, Adonis Demirit, hapësirë ku u vërejtën gjithashtu njolla gjaku. Prokuroria thekson se viktima Adonis Demiri u gjet me lëndime të rënda në fytyrë, i mbuluar me gjak dhe me një litar të shtrënguar në qafë. Megjithatë, mënyra e saktë se si janë ekzekutuar dy viktimat mbetet ende e paqartë. Prokuroria njofton se deklaratat e dhëna nga të pandehurit nuk përputhen fare me pamjet e siguruara nga incizimet e kamerave të sigurisë. “Po ashtu, duhet potencuar se mënyra e saktë e privimit nga jeta të djalit Adonis, por edhe e mbesës së tij D., për momentin është ende e paqartë, pasi ekzistojnë kundërthënie të qarta në mes të deklaratave të të pandehurve dhe incizimeve të kamerave të sigurisë”, theksohet në dosje. Në këtë procedurë penale, përveç Braim Demirit, e pandehur është edhe H. Demiri, e cila dyshohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë. Versionet e dhëna nga dy të pandehurit bien ndesh hapur me provat materiale të nxjerra nga DVR-ja e siguruar në shtëpinë e Xh. Demirit, vëllait të të dyshuarit. Këto kontradikta të forta në dëshmi, si dhe lidhjet e ngushta familjare, kanë shërbyer si baza kryesore që Prokuroria t'i kërkojë gjykatës caktimin e masës së paraburgimit. Dosja bën me dije se personat që mund të kenë njohuri direkte mbi këtë ngjarje tragjike janë kryesisht familjarë të të dyshuarit, përfshirë edhe bashkëshorten e tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar