Kronikë
Alarmi për femicidin në vend: Numri i vrasjeve të grave kap shifrën prej 8 viktimash brenda pak muajsh
Reklamë e Sponsorizuar
Eksperti i fushës së sigurisë, Nuredin Ibishi, ka ngritur alarmin lidhur me trendin e frikshëm të vrasjeve të grave në Kosovë, duke i cilësuar këto ngjarje si tejet shqetësuese për shoqërinë.
Sipas të dhënave, vetëm gjatë këtij viti kalendarik, ende pa u përmbyllur ai, janë regjistruar tashmë tetë raste tragjike ku viktimë kanë qenë gratë.
Duke iu referuar raporteve zyrtare të Policisë së Kosovës, Ibishi bëri të ditur se brenda një viti regjistrohen rreth 50 raste të dhunës dhe konflikteve të rënda familjare, krahas atyre të shkallës së mesme dhe të ulët.
"Krejt këto raste mund të prodhojnë pasoja të rënda dhe jashtëzakonisht shqetësuese është se vetëm brenda këtij viti kemi 8 raste të vrasjeve të grave", ka deklaruar ai ndër të tjera.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: