Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Intervista e Ramës me gazetarin amerikan: Krimin e organizuar dhe ekzistencën e mafias shqiptare i quajti “gjepura”

Redaksia Lajmetereja • 02-11-2026 19:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Intervista e Ramës me gazetarin amerikan: Krimin e organizuar dhe ekzistencën e mafias shqiptare i quajti “gjepura”
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për gazetarin e njohur amerikan Andrew Callaghan, në kuadër të emisionit “Channel 5”, ku është ndalur te protestat e fundit të organizuara në Tiranë dhe te debatet rreth zgjerimit të krimit të organizuar shqiptar në tregjet ndërkombëtare. Gjatë bisedës, kreu i qeverisë u pyet për tubimet dhe kërkesat e qytetarëve për ndryshim. Rama theksoj se administrata e tij i ka marrë parasysh shqetësimet e shfaqura në shesh dhe se disa prej pikave të ngritura nga protestuesit kanë nisur tashmë të gjejnë zbatim praktike në punën e qeverisë. Nga ana tjetër, lidhur me raportimet ndërkombëtare për fuqizimin e grupeve kriminale dhe kontrollin e trafikut global të drogës, Rama i hodhi poshtë këto pretendime. Duke iu referuar një komunikimi që, sipas tij, e ka pasur me drejtuesin e SPAK, ai i cilësoi si “gjepura” pretendimet se ekziston një strukturë e mirëfilltë e quajtur “mafia shqiptare”. Në vijim të intervistës, gazetari Callaghan e vuri theksin te të dhënat e institucioneve ndërkombëtare dhe raporteve të inteligjencës, përfshirë ato të DEA-s, të cilat flasin për ndikimin e grupeve shqiptare në tregjet e kokainës nga Londra e deri në Ekuador. Megjithatë, kreu i ekzekutivit përsëriti qëndrimin e tij se bëhet fjalë për individë të përfshirë në rrjete kriminale ndërkombëtare, njëlloj si shtetasit e çdo vendi tjetër, por jo për një organizatë unike mafioze që sundon botën e krimit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar