Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Tragjedi në Tajlandë: 15-vjeçarja humb jetën nga rrufeja në fushën e golfit

Redaksia Lajmetereja • 02-11-2026 18:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tragjedi në Tajlandë: 15-vjeçarja humb jetën nga rrufeja në fushën e golfit
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sportin tajlandez, pasi një golfiste 15-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes nga rrufeja gjatë një ndeshjeje. Tragjedia ndodhi në një fushë golfi, ku aktiviteti sportiv kishte vazhduar pavarësisht kushteve të vështira atmosferike dhe stuhisë. Adoleshentja, e cila u identifikua me emrin Nong Leng, humbi jetën mëngjesin e së hënës, pasi nuk mundi t'u mbijetonte plagëve të marra. Nga e njëjta goditje rrufeje mbeti i plagosur rëndë edhe një person i moshës 31-vjeçare. Sipas burimeve lokale, incidenti fatal u regjistrua të dielën, kur shkarkimi elektrik goditi drejtpërdrejt fushën sportive. Pas goditjes, e mitura ra në tokë pa ndjenja dhe pa shenja jete. Reagimi i ekipeve të shpëtimit ishte i menjëhershëm, të cilët arritën ta rikthenin përkohësisht në jetë nëpërmjet ndërhyrjes së reanimimit kardiopulmonar (CPR). Pas dhënies së ndihmës së parë, ajo u drgua me urgjencë në një spital lokal dhe më pas u transferua në një qendër tjetër mjekësore për shkak të gjendjes kritike. Vetëm një orë pas ngjarjes, 15-vjeçarja pësoi një arrest kardiak dhe pavarësisht përpjekjeve mjekësore gjatë gjithë natës, ajo ndërroi jetë mëngjesin e së hënës. Lajmin tragjik e bëri të ditur publikisht nëna e viktimës përmes një postimi prekës në rrjetet sociale. Ajo njoftoi gjithashtu se babai i vajzës po udhëtonte me urgjencë nga jashtë shtetit për t'i dhënë lamtumirën e fundit të bijës. Nong Leng njihej si një talent i spikatur dhe shumë premtues në golfin tajlandez. Ajo ishte anëtare aktive e Shoqatës së Golfit për të Rinj të Tajlandës, ku kishte marrë pjesë në gara të ndryshme, ndërsa në vitin 2026 ishte shpallur fituese e Kampionatit të Turit Aziatik për të Rinj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar