Politikë
Mbështetje më e madhe financiare për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, paralajmëron Kurti
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar se qeveria që ai drejton do të intensifikojë ndihmën institucionale për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.
Këto deklarata shefi i ekzekutivit i bëri gjatë mbledhjes së qeverisë të zhvilluar pasditen e sotme, teksa po diskutoheshin alokimet buxhetore dhe miratimi i projektbuxhetit për vitin 2027.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë bëri të ditur se në planifikimin e ri financiar është përfshirë një zë i posaçëm buxhetor dedikuar mbrojtjes ligjore të katër ish-krerëve të UÇK-së.
“Do të ketë rritje të mbështetjes për katër ish-udhëheqësit e UÇK-së, sipas kërkesës së parashtruar nga ekipet mbrojtëse. Sigurisht që për pjesën tjetër të angazhimit dhe mbështetjes, e presim edhe strategjinë nga grupi punues, i cili kryesohet nga zëvendëskryeministri Glauk Konjufca”, ka deklaruar kryeministri Kurti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: