Politikë
PDK kërkon veprim urgjent nga Qeveria: Të procedohet pa vonesë ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara
Reklamë e Sponsorizuar
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, i ka bërë thirrje ekzekutivit që të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për sjelljen në Kuvend të projektligjit që parasheh ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë.
Sipas Tahirit, Qeveria duhet të dëshmojë përgjegjësi institucionale dhe të mos zvarrisë këtë proces, duke vlerësuar se nuk ekziston asnjë pengesë apo arsye objektive që kjo çështje të mos finalizohet brenda pak ditësh.
“Kuvendi tashmë e ka kryer pjesën e tij të punës, prandaj topi është në duart e Qeverisë. I bëj thirrje ekzekutivit që ta trajtojë këtë ligj me prioritet maksimal. Vullneti që u shpreh sot duhet të konkretizohet edhe përmes votës. Nuk ka asnjë justifikim për zvarritje; presim që Qeveria ta përmbyllë punën e saj sa më shpejt dhe brenda pak ditësh ta procedojë ligjin në Kuvend”, deklaroi Tahiri.
Ai gjithashtu nënvizoi se miratimi i Deklaratës për Dhomat e Specializuara përbën një hap tejet domethënës, duke përfaqësuar kështu një qëndrim të qartë kundër padrejtësive që, sipas tij, po ndodhin në proceset gjyqësore në Hagë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: