Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Ndërhyrje e paligjshme në natyrë: Gjobitet me 1 mijë euro personi që hapi rrugë pa leje në Lybeniq

Redaksia Lajmetereja • 02-11-2026 16:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ndërhyrje e paligjshme në natyrë: Gjobitet me 1 mijë euro personi që hapi rrugë pa leje në Lybeniq
Autoritetet kompetente kanë ndërmarrë masa ndëshkimore ndaj një qytetari, i cili ka kryer punime të paautorizuara për hapjen e një rruge në Bjeshkën e Lybeniqit. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, ku ajo ka shpjeguar se aksioni u ndërmarrë pas sinjalizimeve për ndërtime ilegale në këtë zonë. Sipas saj, inspektorët e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, të mbështetur nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës, dolën menjëherë në terren për të verifikuar situatën dhe për të ndalur veprimtarinë e paligjshme. “Ndaj punëkryesit është ngritur procesverbal dhe është shqiptuar gjobë mandatore në vlerë prej 1,000 eurosh. Ky është rasti i dytë i evidentuar në të njëjtin lokacion”, ka bërë të ditur ajo. Ministrja theksoi gjithashtu se për këtë shkelje është njoftuar zyrtarisht edhe Prokuroria e Shtetit, ndërkohë që do të ndiqen të gjithë hapat e parashikuar me ligj për të vënë para përgjegjësisë autorët. “Nuk do të lejojmë ndërhyrje të tilla që dëmtojnë natyrën. Bjeshkët tona do t’i mbrojmë me çdo mekanizëm ligjor!”, ka shtuar më tej Pacolli.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar