Aktuale
Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare aktori dhe regjisori i mirënjohur Gjergj Mena
Reklamë e Sponsorizuar
Skena artistike shqiptare është tronditur nga humbja e parakohshme e aktorit dhe regjisorit të njohur, Gjergj Mena, i cili është ndarë nga jeta në moshën 41-vjeçare.
Sipas të dhënave paraprake, artisti i ndjerë po përballej prej një periudhe kohe me një sëmundje të rëndë, e cila i mori jetën parakohësisht.
Ky lajm i hidhur ka pëonjërisht pikëlluar familjarët, miqtë dhe kolegët e tij, të cilët kanë vërshuar me mesazhe prekëse ngushëllimi në rrjetet sociale.
Ndër të parat që ka reaguar ka qenë aktorja Algiona Aga, e cila ka ndarë një foto të përbashkët në rrjetin social Instagram, shoqëruar me fjalë zemre: “Ku t’i gjej fjalët për ty, Gjergji im… shoku im… miku im… vëllai im… njeriu im… familja ime… shpatulla ime. Mirënjohëse përjetë që të pata në jetën time. Do t’i lutem Zotit që shpirtrat tanë të takohen sërish, Gjergji im… Të dua përtej jetës”.
Në angazhimin e tij profesional, Mena ka spikatur për kontributin e tij shtatëvjeçar në krye të festivalit teatror për të rinj “TK RIN ART”, një nismë përmes së cilës qindra djem dhe vajza patën mundësinë të zbulonin skenën, të kultivonin talentin dhe të afroheshin me artin skenik.
Ai ka mbajtur rol kyç në drejtimin artistik dhe organizativ të këtij eventi, duke bashkëpunuar ngushtë me krijues të rinj dhe institucione arsimore të kryeqytetit. Për edicionin e vitit 2025, ai mori përsipër pozicionin e drejtorit ekzekutiv të festivalit, duke bashkuar nëntë shkolla të mesme dhe rreth 120 nxënës pjesëmarrës.
Ndërkaq, ndër krijimet e tij të fundit artistike spikat shfaqja “Yerma”, e cila erdhi nënnën kujdesin e tij si regjisor dhe u bazua tek kryevepra e dramaturgut të njohur spanjoll, Federico García Lorca.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: