Botë
Valë e re bojkotesh dhe marshimesh: Vritet heshtja në ditën e 21 të revoltës studentore në kryeqytet
Reklamë e Sponsorizuar
Protesta e studentëve në Tiranë ka hyrë zyrtarisht në ditën e saj të 21, ndërkohë që mobilizimi i të rinjve për të bllokuar procesin mësimor sa erdh e po shtohet.
Në orët e para të ditës, një grup studentësh protestues është futur brenda hapësirave të Universitetit të Arteve, duke u bërë thirrje kolegëve të tyre me fjalët “Bashkohuni me ne!”. Ata kërkuar ndërprerjen e leksioneve dhe bashkimin masiv në tryezën e protestës.
Më pas, turma e të rinjve është drejtuar nga Fakulteti i Drejtësisë, ku kanë vazhduar thirrjet për solidarizim dhe kanë kërkuar hapur dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Paralelisht, dyert e auditoreve janë mbyllur edhe në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, ku studentët kanë braktisur mësimin për të dalë në marshim protestues. I njëjti skenar është përsëritur gjithashtu në Fakultetin e Ekonomisë dhe në atë të Shkencave të Natyrës.
Gjatë marshimit nëpër rrugë, protestuesit kanë lëshuar thirrje dhe slogane të ndryshme, mes të cilave “Rama në burg, Berisha në burg”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Bashkohuni me ne”, “Erdhën studentët” dhe “Poshtë patronazhistët”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: