Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

LSDM: Po shpërbëhet karteli rajonal, Hristijan Mickoski mbetet i izoluar

Redaksia Lajmetereja • 02-11-2026 10:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
LSDM: Po shpërbëhet karteli rajonal, Hristijan Mickoski mbetet i izoluar
Përmes një komunikate për media, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) ka deklaruar se ndërkohë që Mali i Zi ka nisur hetimet për të zbardhur lidhjet mes mediave, telekomunikacionit dhe Alta Bank, në vendin tonë këto lidhje tashmë janë të provuara dhe të dokumentuara prej kohësh. Sipas partisë opozitare, OBRM-PDUKM ka lidhje të drejtpërdrejta me sektorin e mediave, atë të telekomunikacionit dhe sistemin bankar. "Viktor Orban kontrollon afërsisht 40 për qind të tregut mediatik. Në këtë hapësirë janë futur edhe platformat e reja mediatike të Aleksandar Vuçiçit, siç janë Alo Grupa, Informer dhe Euronews. Ndihma në fushën e telekomunikacionit sigurohet nga kompania 4iG e Orbanit dhe Telekom Srbija e Vuçiçit, e cila funksionon si burim shtetëror i keqpërdorur për interesa private", thuhet në reagimin e LSDM-së. Në vijim, kjo parti thekson se Alta Bank luan rolin e financuesit të këtij sistemi, përmes agjencive të marketingut të lidhura me OBRM-PDUKM, të cilat orientojnë fondet kryesisht drejt TV Alfa dhe portaleve të mbështetura nga Orban. Si rast konkret përmendet hetimi për pastrim parash përmes Sllovenisë, i realizuar me shërbime fiktive reklamimi, për të cilin pretendohet se u bllokua nga Hristijan Mickoski përmes ndikimit në Prokurori. LSDM shton se Telekom Srbija zotëron licencën e Euronews, ndërsa 4iG jep mbështetje teknike për shpërndarjen e përmbajtjes mediatike. Sipas tyre, drejtimi i këtyre mediave bëhet nënnën diktatin e strukturave të sigurisë, duke përmendur zyrtarin e BIA-s për Maqedoninë, si dhe drejtuesit e mediave Latas dhe Ivona, redaktore në Euronews dhe TV Alfa, që përfaqësojnë modelin maqedonas të Informer-it serb. Partia në pushtet më parë, tani opozitare, pretendon gjithashtu se kompanitë 4iG dhe Telekom Srbija financohen nga të njëjtat kompani lobimi në Shtetet e Bashkuara si për Mickoskin, ashtu edhe për Vuçiçin. Ajo shton se 4iG lidhet si me tregtinë e armëve, ashtu edhe me interesat rreth një miniere antimoni, ndërkohë që në Hungari tashmë janë arrestuar tre ministra dhe rrethi rreth Orbanit po ngushtohet. "Edhe në Serbi pushteti i Vuçiçit po tronditet; kanë nisur arrestimet dhe hetimet e para, ndërsa sistemi drejtësie ka filluar të funksionojë edhe pa u formuar ende qeveria e re. Janë vënë në pranga njerëz kyç të policisë. Kjo shënon vetëm fillimin e fundit të një strukture të madhe të krimit të organizuar, e njohur si karteli ballkanik. Bëhet fjalë për një sindikatë mafioze ku bën pjesë Hristijan Mickoski, ndërsa OBRM-PDUKM mbetet parti motër e SNS-së", përfundojnë nga LSDM.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar