Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Tragjedia e Arlinda Zekajt, Prokuroria e Pejës kërkon masa urgjente dhe vigjilencë të lartë ndaj dhunës

Redaksia Lajmetereja • 02-11-2026 09:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tragjedia e Arlinda Zekajt, Prokuroria e Pejës kërkon masa urgjente dhe vigjilencë të lartë ndaj dhunës
Pas marrjes së detyrës me vendim të Këshillit Prokurorial të Kosovës, ushtruesja e detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, ka zhvilluar një takim pune me të gjithë prokurorët e këtij institucioni. Gjatë këtij takimi, u.d. e Kryeprokurores Disha-Haxhosaj ka kërkuar angazhim maksimal dhe vigjilencë të shtuar në përmbushjen e detyrave, duke vënë theksin e veçantë te trajtimi i rasteve gjatë orëve të kujdestarisë, me qëllim që të sigurohet një reagim i menjëhershëm dhe profesional për çdo rast që paraqitet. Me këtë rast, ajo ka garantuar mbështetjen e saj të palëkundur për të gjithë prokurorët e shtetit, duke premtuar bashkëpunim të ngushtë në çdo situatë ku nevojitet ndërhyrja apo mbështetja e strukturës udhëheqëse të Prokurorisë. Në kuadër të riorganizimit të brendshëm dhe përmirësimit të koordinimit institucional, me vendim të u.d. së Kryeprokurores, prokurori i shtetit Ermal Demhasaj është emëruar koordinator për rastet e dhunës në familje, për një periudhë të pacaktuar. Gjithashtu, Disha-Haxhosaj ka zhvilluar një takim të veçantë edhe me stafin administrativ të Prokurorisë Themelore në Pejë, ku ka kërkuar ritëm më të lartë pune, zbatim të rreptë të ligjit dhe përgjegjësi profesionale, me synim evitimin e çdo lëshimi të mundshëm dhe rritjen e efikasitetit në menaxhimin e proceseve administrative.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar