Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Ndryshime në Prokurorinë e Pejës: Disha-Haxhosaj kërkon vigjilencë më të lartë dhe cakton koordinatorin e ri për dhunën në familje

Redaksia Lajmetereja • 02-11-2026 09:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ndryshime në Prokurorinë e Pejës: Disha-Haxhosaj kërkon vigjilencë më të lartë dhe cakton koordinatorin e ri për dhunën në familje
Ushtruesja e detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, e cila është emëruar në këtë funksion përmes një vendimi të Këshillit Prokurorial të Kosovës, ka zhvilluar një takim pune me të gjithë prokurorët e këtij institucioni. Gjatë këtij bashkëbisedimi, ajo ka kërkuar angazhim dhe përgjegjësi të shtuar nga stafi prokurorial, duke veçuar rëndësinë e trajtimit të rasteve gjatë orëve të kujdestarisë. U.d. e Kryeprokurores ka kërkuar reagim të shpejtë dhe profesional për çdo situatë që paraqitet. Po ashtu, Disha-Haxhosaj ka konfirmuar se do të jetë mbështetëse e palëkundur për të gjithë prokurorët e shtetit, duke garantuar bashkëpunim të ngushtë dhe ndihmë institucionale kudo që evidentohet nevoja për ndërhyrjen e drejtuesve të prokurorisë. Në kuadër të riorganizimit të brendshëm, me vendim të u.d. së Kryeprokurores, prokurori i shtetit Ermal Demhasaj është emëruar në pozitën e koordinatorit për rastet e dhunës në familje, me mandat të pacaktuar. Krahas kësaj, Disha-Haxhosaj ka zhvilluar një takim të veçantë edhe me administratën e Prokurorisë Themelore në Pejë, ku ka kërkuar ritëm më të lartë pune, zbatim rigoroz të ligjit dhe përgjegjësi në detyrë, me qëllim parandalimin e çdo lëshimi të mundshëm dhe ngritjen e efiçiencës në menaxhimin e proceseve administrative.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar