Sport
Formë e lartë në Superligë: Malcolm Armstead i Sigal Prishtinës rrëmben epitetin MVP të javës
Reklamë e Sponsorizuar
Ndeshjet e fundit në elitën e basketbollit kosovar kanë dëshmuar edhe një herë potencialin e lartë të lojtarëve, të cilët me paraqitjet e tyre vendimtare në aspektin e pikëve, kërcimeve dhe pasimeve për pikë kanë bërë diferencën për ekipet përkatëse.
Kurora e lojtarit më të mirë të kësaj xhiroje i ka takuar organizatorit të Sigal Prishtinës, Malcolm Armstead. Ai zhvilluar një ndeshje fantastike duke shënuar 26 pikë, duke kapur 4 topa nën tabela dhe duke dhuruar 3 asistime, statistika këto që i dhanë një indeks prej 29 pikësh, më i larti në këtë javë të Superligës.
Në pesëshen më të dalluar të javës bën pjesë gjithashtu Trevor Moore i Pejës, i cili kontribuoi me 21 pikë, 5 kërcime dhe 2 asistime, duke arritur një indeks prej 25.
Krah tij te skuadra pejane, Xavier Johnson, pati një paraqitje mjaft efikase duke regjistruar 'double-double' me 12 pikë e 13 kërcime, krahas një asistimi që e dërgoj indeksin e tij në 21.
Lista e më të mirëve vazhdon me Arian Azemin e Bashkimit, i cili regjistroi 11 pikë, 4 kërcime dhe 6 asistime, duke regjistruar një indeks prej 20.
Kjo listë elite përmyllet me Jericole Hellems të Borës, i cili realizoi 19 pikë dhe kapur 10 kërcime, ndërsa kontribuoi edhe me 3 asistime, për të kapur indeksin 19.
Malcolm Armstead (Sigal Prishtina) – 26 pikë, 4 kërcime, 3 asistime – Indeksi 29
Trevor Moore (Peja) – 21 pikë, 5 kërcime, 2 asistime – Indeksi 25
Xavier Johnson (Peja) – 12 pikë, 13 kërcime, 1 asistim – Indeksi 21
Arian Azemi (Bashkimi) – 11 pikë, 4 kërcime, 6 asistime – Indeksi 20
Jericole Hellems (Bora) – 19 pikë, 10 kërcime, 3 asistime – Indeksi 19
Malcolm Armstead (Sigal Prishtina)
26 pikë | 4 kërcime | 3 asistime | Indeksi 29
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: