Kronikë
Dyshohet për dhunë në familje: Kërkohet paraburgim për drejtorin e Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha
Reklamë e Sponsorizuar
Organi i akuzës i është drejtuar gjykatës me kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj udhëheqësit të Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha. I njëjti po dyshohet se ka konsumuar veprën penale "Dhuna në familje".
Sipas informacioneve zyrtare nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, me urdhër të prokurorit kujdestar, Berisha fillimisht është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndërkohë, Prokurori i Shtetit është duke zhvilluar hetime të intensifikuara dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për të ndriçuar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.
Po ashtu, nga ky institucion i drejtësisë është konfirmuar se prokurori i çështjes e ka dorëzuar tashmë në gjykatën kompetente kërkesën zyrtare për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: