Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Mbi 1 mijë martesa të shpërbëra për nëntë muaj në Kosovë: Korriku shënon numrin më të lartë të shkurorëzimeve

Redaksia Lajmetereja • 02-11-2026 08:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Statistikat e fundit të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë një bilanc të qartë të zgjidhjes së martesave në vend. Gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti, në të gjithë Kosovën janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 74 raste të shkurorëzimeve. Të dhënat zyrtare dëshmojnë se numri i ndarjeve ka pasur luhatje të vazhdueshme nga muaji në muaj. Viti ka nisur me shifrën më të ulët, ku gjatë janarit janë evidentuar vetëm 88 raste, ndërsa në shkurt ky numër ka pësuar një rritje të ndjeshme duke arritur në 135. Më pas, muajt mars dhe prill kanë ruajtur të njëjtin nivel me nga 111 shkurorëzime secili, për të vijuar me 117 raste në maj dhe 114 të tilla gjatë qershorit. Piku më i lartë i ndarjeve është shënuar gjatë muajit korrik, i cili prin me gjithsej 168 raste të shkurorëzimit. Në vijim, gjatë gushtit numri i ndarjeve ra në 97, për t'u ngritur sërish në shtator me 133 raste të reja. Në këtë mënyrë, korriku mbetet muaji me me më së shumti çifte që i dhanë fund martesës, ndërkohë që janari shënoi bilancin më të ulët përgjatë këtij nëntëmuajshi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar