Aktuale
Kriza te Barcelona: Alejandro Balde hap dyert për largimin qysh në janar
Reklamë e Sponsorizuar
Alejandro Balde po shfaq dyshime serioze rreth rolit të tij afatgjatë në formacionin e Barcelonës, duke e marrë në konsideratë një largim të mundshëm nga radhët e gjigantit katalunas.
Edhe pse mbrojtësi 23-vjeçar nuk ka hequr dorë përfundimisht nga ambicia e tij, ai pranon se sigurimi i minutave të duhura në fushë mund të kërkojë një ndryshim ambienti, ndërsa tashmë po tregon gatishmëri për të shqyrtuar oferta të reja që në merkaton e dimrit.
Pritshmëritë e Baldes kishin qenë më të larta pas lëndimeve në prapavijë, duke besuar se do të siguronte hapësirë më të madhe, mirëpo aktivizimet e fundit ndaj PSG-së, në El Clasico dhe përballë Alavesit e panë atë vetëm si rezervist.
Qëndrimi i trajnerit Hansi Flick dhe mosaktivizimi i tij e kanë bërë edhe më të zymtë panoramën aktuale për mbrojtësin e majtë.
Në hierarkinë e skuadrës, Joao Cancelo dhe Xavi Espart kanë fituar avantazh ndaj Baldes, ndërkohë që brenda stafit teknik ekziston skepticizëm për shkak të rënies së përqendrimit dhe vështirësive të tij në momentet e ushtrimit të presionit ndaj kundërshtarëve.
Flick nuk i ka kursyer kritikat publike ndaj lojtarit, duke vënë në pah mungesën e bindjes dhe besimit të tij në fushën e blertë, elementë që ai i konsideron jetikë për një mbrojtës.
Një qasje e tillë e ka goditur rëndë futbollistin, i cili priste mbështetje më të madhe, sidomos duke pasur parasysh deklaratat më pozitive dhe vlerësimet e mëparshme për profesionalizmin e tij që gjermani kishte dhënë gjatë muajve shtator dhe tetor.
Për më tepër, zhgënjimi i Baldes shtohet edhe nga mungesa e një komunikimi të drejtpërdrejtë nga ana e trajnerit, ndryshe nga rastet e lojtarëve të tjerë si Marc Casado dhe Hector Fort, të cilëve u ishte sqaruar hapur situata e minutave të tyre.
Në këtë situatë, informacionet rreth së ardhmes së tij, mbrojtësi i ka kuptuar kryesisht përmes paraqitjeve të Flickut në konferenca për shtyp, duke u ndjerë i anashkaluar në planin personal.
Në aspektin njerëzor brenda dhomave të zhveshjes, një prej mbështetësve të tij kryesorë është shndërruar pikërisht Joao Cancelo, i cili përkundër konkurrencës, e këshillon, e qetëson dhe shpesh e mbron atë përballë stafit teknik.
Mbështetje ka dhënë edhe një tjetër figurë me peshë në skuadër me përvojë prej 16 sezoneve në klub, i cili pati shprehur hapur pakënaqësinë ndaj vendimit të trajnerit për të eksperimentuar me pozicionin e Baldes gjatë seancave stërvitore.
Të gjithë këta faktorë e kanë orientuar Balden drejt vendimit për ta vlerësuar seriozisht opsionin e largimit në afatin kalimtar të janarit, duke mbyllur kështu një kapitull të mbushur me paqartësi te katalunasit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: