Aktuale
A paralajmëron Ledion Liço rikthimin e “Big Brother VIP Albania”? Postimi që ndezi rrjetin
Reklamë e Sponsorizuar
Moderatori i njohur Ledion Liço ka elektrizuar rrjetet sociale me postimin e tij më të fundit, duke hedhur dyshime të forta se ka nisur puna paraprake për edicionin e radhës të spektaklit të famshëm “Big Brother VIP Albania”.
Nëpërmjet një fotografie të shpërndarë në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ai ka përdorur një mbishkrim misterioz: “Thonë që ju ka marrë malli…”. Ky mesajh u interpretua menjëherë nga ndjekësit e tij si një sinjal i qartë për një rikthim të afërt të këtij formatit televiziv në ekran.
Reagimet nuk kanë vonuar, ku postimi ka kapur vëmendjen e publikut dhe ka gjeneruar një lumë komentesh, ndërkohë që fansat kanë shprehur entuziazmin e tyre për ta parë sërish në rolin e drejtuesit.
Pavarësisht aludimeve dhe kureshtjes së madhe, Liço ka zgjedhur të mos zbulojë detaje shtesë, duke lënë të paqartë nëse ky paralajmërim i referohet vërtet sezonit të ri të BBVA-së apo nëse bëhet fjalë për një angazhim të ri profesional.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: